Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Thumanë- Lezhë, një automjet me drejtues shtetasin B. M., 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen.
Policia thotë se për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasja L. M. (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit” – thuhet në njoftimin e policisë.