OSSH po përfundon investimin në Petrelë. Përfitojnë 2400 banorë dhe biznese të 6 fshatrave

0
80

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes #OSSH po përfundon me sukses dhe brenda afateve investimin në zonën e bukur rurale të kryeqytetit: në Petrelë

Projekti solli transformimin e rrjetit nga 10 në 20kV, ndërtimin e 11 kabinave të reja dhe shtrimin e 24 km linjë tension i mesëm dhe tension i ulët ABC.

Përfitues të investimit janë 2400 banorë dhe biznese në fshatrat Mullet, Daias, Hekal, Mangull, Gurë dhe Barbas, pjesë të njësisë administrive Petrelë.

Ky rajon, i cili shtrihet në juglindje të Tiranës, vitet e fundit ka pritur vizitorë të shumtë, si rezultat i zhvillimit të agroturizmit.

Ndërtimi i rrjetit të ri elektrik përmirëson ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike dhe mundëson zgjerimin e kapaciteteve akomoduese për bizneset e zonës.

#OSHEEGroup

#fuqiajonëepërbashkët