BallinaEkonomiS&P Global Market Intelligence: Grupi OTP me performancën më të lartë mes...

S&P Global Market Intelligence: Grupi OTP me performancën më të lartë mes bankave evropiane

spot_img
spot_img

S&P Global Market Intelligence publikoi renditjen e saj të parë të bankave evropiane duke shpalosur grupin bankar Hungarez OTP Group, si performuesin më të mirë për vitin 2023. Pozicioni kryesues i bankës më të madhe në Hungari u mbështet veçanërisht nga marzhet e forta të huadhënies, si derivat i normave më të larta të interesit.

S&P Global Market Intelligence, renditi 50 bankat më të mëdha të Evropës, të listuara në Bursë sipas aktiveve, duke përdorur shtatë tregues financiarë të ponderuar, përfshirë: kthimin mbi kapitalin mesatar, marzhin neto të interesit, të ardhurat jo-interes/aktivet mesatare, raportin kosto/të ardhura, raportin e kredive me probleme, raportin e financimit të qëndrueshëm neto dhe raportin e kapitalit bazë të nivelit të parë, për të përcaktuar një rezultat të performancës relative.

Bankat në të gjithë Evropën përfituan nga normat më të larta të interesit të bankave qendrore në vitin 2023, në përpjekje për të luftuar inflacionin e lartë. Norma bazë e interesit në Hungari ishte 13% dhe në Poloni 6.75% për pjesën më të madhe të vitit 2023, duke lejuar bankat në këto tregje të rrisin më shpejt fitimet mbi asetet, në krahasim me kostot e financimit.

Banka OTP, me seli qendrore në Budapest, PKO dhe Bank Pekao me bazë në Varshavë, patën marzhet neto të interesit më të larta në fund të vitit nga çdo huadhënës kryesor evropian, përkatësisht me 3.92%, 4.12% dhe 4.13%.

“Marzhet e rritura të interesit dhe performanca e fortë e të ardhurave jo-interes ndihmuan në rritjen e fitimit tek tre bankat e Evropës Qendrore, duke i vendosur ato në krye të renditjes së performancës,” – tha David Hayes, Menaxher, Instituti Global i Kërkimeve Financiare, S&P Global Market Intelligence.

Fakti që S&P ka renditur Grupin OTP si më të mirin nga 50 bankat më të mëdha të listuara në Evropë, bazuar në tregues financiarë objektivë dhe që Grupi OTP është renditur në krye të renditjes CEE të revistës The Banker për vitin 2023 për herë të parë që nga krijimi i listës kryesore, reflekton zhvillimin jashtëzakonisht të shpejtë të Grupit OTP dhe e ndihmojnë të diferencohet nga konkurrentët e tij – si ofrues shërbimesh dhe si punëdhënës.

Grupi ndërkombëtar bankar OTP,me qendër në Hungari, pjesë e të cilit është dhe Banka OTP Albania është një nga grupet bankare lider, me rritjen më të shpejtë ndër grupet e rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, me pozicionim të shkëlqyer përsa i përket përfitueshmërisë, stabilitetit në kapital dhe likuiditetit.

(https://press.spglobal.com/2024-07-11-S-P-Global-Market-Intelligence-Unveils-its-Inaugural-European-Bank-Ranking-revealing-Hungarys-OTP-Bank-as-the-top-performer)

(https://www.thebanker.com/The-Banker-s-Top-100-CEE-Banks-2023-1701418272and)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular