BallinaKronike"Atentat me 70 plumba, do të krijojë trazira!"/ Lala zbulon se kë...

“Atentat me 70 plumba, do të krijojë trazira!”/ Lala zbulon se kë po kërkon policia pas masakrës në Shkodër

spot_img
spot_img

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja nga masakra që ndodhi në Shkodër, me tre të vrarë dhe një të plagosur. 

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se policia po kërkon dy persona në lidhje me këtë ngjarje, njëri prej të cilëve është Izmir Sakica. 

Gazetarja tha se Shkodra kontrollohet nga krimi dhe se policia është në vendnumëro. 

“Ngjarja tregon rënie të shtetit, dështim i policisë, një masakër që tremb qytetarët. Hetimet janë në vendnumëro. Nuk është hera e parë që policia dhe Prokuroria e Shkodrës është në vendnumëro. Dihet që Shkodra është nën pushtetin e krimit. Policia ka identifikuar viktimat, por jo autorët e dyshuar.

Është ngjarje që për fat të keq, do ta rindezë dhe do të krijojë trazira të forta në Shkodër, nëse shteti nuk do të jetë prezent. Hamza Lici, shënjestra kryesore, është djali i vogël i Mustafa Licit dhe vëllai i Ibrahim Licit, personazh problematik, në përplasje me grupin Bajri.

Është futur një automjet që duhet të ishte mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet. Ka qenë duke udhëtuar me mikun e tij, Arlind Bushati, djali i politikanit Xhemal Bushati. Një automjet Range Rover u është vënë në ndjekje dhe ka qëlluar mbi ta, duke bërë shoshë automjetin, mbi 70 e ca plumba janë qëlluar. Lici ka mbetur i vdekur në vend, Bushati humbi jetën në spitalin e Shkodrës.

Gjeti vdekjen edhe një grua që nuk ka lidhje me botën e krimit. Flutura Basha dhe Bashkim Basha, po lëviznin me një motor për të shkuar te një pronë që kishin. Automjeti i viktimave për t’ju shmangur plumbave, i ka përplasur me motor dhe gruaja ka gjetur vdekjen në vend. Bashkim Basha është në gjendje shumë të rëndë në spital.

Dobraçi është zonë që kontrollohet nga Bajrat. Siç e do zakoni, policia ka ushtruar disa kontrolle. Safet Bajri ka dhënë dëshmi, ka thënë kam qenë në banesë dhe ka dorëzuar kamerat e sigurisë.

Nuk është thënë shpallja e Izmir Sakicës, i lidhur me grupin Bajri. Është shfaqur në verë të këtij viti, për shkak të përplasjes më vëllezërit Prendi. Vajti me mjet të blinduar, mendohej se kishte edhe Elon Haton dhe pati shkëmbim zjarri. Mbijetuan Sakica dhe Hato, por nuk janë shoqëruar as në atë kohë. Kishin bërë edhe dhunim të babait të Alban Brucit. Kishte edhe akuzë për një shtëpi bari. Deri në këto momente ai nuk është gjetur dhe është në kërkim. Dyshohet se mund të ketë lidhje. Është në kërkim policor, nuk ka urdhër të prokurorit.

Dyshimet janë që ngjarja është si pasojë e përlasjes Lici-Bajri.

Është dyshimi se në automjet mund të ketë qenë një person i tretë. Ka patur tre pisotleta, njëra në sediljen e pasme. Pikërisht ajo pistoletë është përdorur. Është foto e shkëputuar nga një video e gjatë, ku shfaqen personat e gjakosur. Personi që shfqet në foto nuk është konfirmuar se është zyrtarisht Ibrahim Lici. A ka dyshime që Ibrahim Lici mund të ketë qenë? Po ka dyshime. Varrimi ka qenë totalisht i mbyllur.

Ka dyshime sipas policisë që mund të ketë qenë Lici por nuk është konfirmuar. Ai u arrestua në Turqi, u la i lirë, nuk janë përgjigjur autoritetet turke.

I vetmi detaj i ri, është shpallja në kërkim policor e Izmir Sakicës dhe një personi tjetër me mbiemër Troshani. Këto janë detajet e reja.

Që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, policia duhet të na tregojë se cili është personi i tretë”, tha Lala. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular