BallinaKronike"Merremi vetëm me Liçët dhe Bajrët, por ka 30 grupe kriminale në...

“Merremi vetëm me Liçët dhe Bajrët, por ka 30 grupe kriminale në qarkun e Shkodrës”/ Bregu tregon situatën alarmante

Sokol Bregu thotë se situata e kriminalitetit është shumë problematike në qarkun e Shkodrës siç e dëshmoi masakra e fundit me tre viktima dhe një të plagosur rëndë. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bregu tha se fokusi është te grupet Bajri dhe Liçi, por në fakt ka 30 grupe kriminale në qarkun e Shkodrës. 

“Ne merremi vetëm me Liçët dhe Bajrët por janë më shumë se 30 grupe kriminale në qarkun e Shkodrës. Është edhe Malësia e Madhe.

Në Shkodër, familjet me më shumë se 5-6 vëllezër, në mënyrë direkte dhe me shumë burra në familje, bëhen familje që ushtron kontroll në një zonë të caktuar. Familjet janë të vendosura sipas numrit të lartë të burrave që kanë lidhje gjaku dhe krijojnë grupet e forta.

Ne rrimë te konflikti Bajri-Liçi. Këta nuk kishin vrarë ndonjëherë njerëz të afërt të gjakut nëpërmjet njëri tjetrit. Kur u bë pajtimi, Bajrat nuk e pranuarn asnjëherë vrasjen e Fatbardh Liçit.

Kirasi ka disa familje me probleme Kanuni atje. Kur futesh në Kiras, në fund fare është liqeni. Në rastin konkret, policia kishte lëvizur nga patrullimi dhe nuk ndodhej. Prandaj Liçët thanë është në bashkëpunim me policinë, nuk ishte furgoni i policisë.

Janë shumë familje aty. Hyri drejtori i policisë në Kiras, e vranë”, tha ndër të tjera Bregu. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular