BallinaKulture"Buzë", poezi nga Halil Teodori

“Buzë”, poezi nga Halil Teodori

spot_img

Nga Halil Teodori

Caqet e tellazimit të zjarrit,

aty hazdisen mëzat e dëshirave.

Currulimi i theket, mrroket,

në krisjen që ndjell rrufe dhe platitje.

Druhem me lyp qiell në nxënjën e nji puthjeje,

lukunitë behin në çdo qelizë tanen humnerën.

Shkrehem në gjunj,

në thyrjet prej jarge kërkoj sëmbimin e dhimbjës.

Therret prej ashtit ky spazëm,

ku shkermoqur rri njeriu,

qi Zoti i kruan therrimet e virtytit.

Nervi i buzës asht sizmika e nji bubullime,

unë s’jam tjetër veç rrënoja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular