BallinaUncategorizedRikthehet emigracioni klandestin/ Doganat italiane bllokojnë 35 shqiptarë

Rikthehet emigracioni klandestin/ Doganat italiane bllokojnë 35 shqiptarë

spot_img

5 klandestinë me kombësi shqiptare, u pikasën të fshehur në një kamper që vinte nga Suedia.

Zbulimi u bë në fakt në portin e Brindisit nga agjentët e Policisë së kufirit në bashkëpunim me doganën dhe Guardia di Finanza, ku u arrestua një grua ukrainase.

Gjatë kontrollit, gruaja që ishte në drejtimin e kamperit, deklaroi se po udhëtonte e vetme, por falë inspektimit të thellë të shërbimeve shëndetësore u gjetën 5 persona.

Gruaja u shoqërua për në burgun e Leçes, ndërkohë që kamperi u sekuestrua.

Në ditët e shkuara, pikërisht më 29 gusht, të paktën 35 shqiptarë janë riatdhesuar në vendin e tyre pasi janë bllokuar nga dogana.

Këta të fundit deklaruan se ishin futur në Itali për motive shëndetësore, por dokumentat shëndetësorë që prezantuan nuk ishin të mjaftueshme për të hyrë në vend.

Tashmë gjithmonë e më shpesh po përdoret kjo metodë për të hyrë në Itali, duke prezantuar në kufi dokumente të prenotimit të vizitave mjekësore.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular