Ndoshta me këtë pistoletë që mban në dorë kreu plagosjen në rrugën “5 Maji” mbrëmjen e sotme.
Dy të rinjtë u përfshinë në një sherr në lokal dhe më pas dolën për t’u sqaruar jashtë, sqarim i cili përfundoi me përdorimin e armëve.
Kevin Cungu është vëllai i një prej të rinjve më problematikë në fushën e vjedhjeve, Markeljan Cungu, i konsideruar si superhajdut.
Hera e fundit kur ai u përfshi në një ngjarje kriminale ishte ajo e datës 19 janar 2020 në banesën e një çifti të moshuarish.
Ideatori kryesor i ngjarjes, i cili u shpall në kërkim, dyshohej se ishte Markelian Cungu, “superhajduti” që ka kryer qindra vjedhje që kur ishte në moshë të mitur. Ka qenë i arrestuari Fatjon Martënikaj që ka treguar emrin e ideatorit, duke deklaruar se planin e grabitjes së çiftit Petrit e Afërdita Laze e kishte thurur Markelian Cungu.