Është gjetur i pajetë roja i turnit të tretë në një auto-servis në Tiranë. Sipas policisë, më datë 13.09.2020, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës, në një auto- servis është gjetur i pajetë roja i turnit të tretë shtetasi Y. D., 58 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.