Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në veri të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit epiqendra është 11 km nga qyteti i Lezhës dhe 6 km në veri të Rubikut.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 11:35 ndërsa magnituda është 3.1 e shkallës Rihter.
Paraprakisht nuk raportohet për dëme.