Për rreth një orë në zyrën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ishte trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.
Në takim ishte Zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.
Nuk ka detaje në lidhje me takimin, por vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik.
I pranishëm ishte edhe perfaqësuesi në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi.
Dje opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik. Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve. Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.