Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në zyrën e tij në selinë e PD zëvendës ambasadoren amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe ambasadorin i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.
Bëhet e ditur se në mbledhje, e cila është vijim i asaj të ditës së hënë, Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR.
“Me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë,
Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:
Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.
Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili