Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit.
Një 19 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor.
Ky i fundit sipas informacionit paraprak të policisë, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.