Burrë e grua janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Si pasojë gruaja, Hatixhe Delaj ka humbur jetën ndërsa i plagosur mbeti bashkëshorti i saj, Emirjan Delaj.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, Emirjan Delaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë të parkuar.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.