Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri, thotë se janë zbuluar raste me koronavirus edhe në një gjimnaz në Gjirokastër.
Me një shënim në facebook, ajo thotë se pavarësisht se Drejtoria Arsimore Gjirokastër vlerësoi masat e marra nga Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor, nuk mundi të izolojë hyrjen e virusit në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”.
“Asnjë tamponim apo test sereologjik për mësuesit e arsimit parauniversitar të Qarkut Gjirokastër, inspektim i infrastrukturës arsimore, kushteve higjeno-sanitare në respektim te protokollit të sigurisë, veç statistika propagandistike të Drejtorisë Arsimore Rajonale se gjithçka ishte gati për një fillim të ri”, shkruan ajo mes të tjerash.
Postimi i plotë:
Drejtoria Arsimore Gjirokastër vlerësoi masat e marra nga Ministria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor por nuk mundi të izolojë hyrjen e virusit në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo” qysh në fillim të javës së dytë.
Asnjë tamponim apo test sereologjik për mësuesit e arsimit parauniversitar të Qarkut Gjirokastër, inspektim i infrastrukturës arsimore, kushteve higjeno-sanitare në respektim te protokollit të sigurisë, veç statistika propagandistike të Drejtorisë Arsimore Rajonale se gjithçka ishte gati për një fillim të ri.
Politikat degraduese të qeverisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, po i kushtojnë shumë shtrenjtë shëndetit të nxënësve.
Në pritje të masave për të garantuar zhvillimin e mësimit!