BallinaKronikeVrau shoferin që kishte lidhje intime me bashkëshorten dhe shantazhoi ish-gruan, shpallet...

Vrau shoferin që kishte lidhje intime me bashkëshorten dhe shantazhoi ish-gruan, shpallet në kërkim Dërfim Kurti

Policia e Tiranës ka shpallur sot në kërkim shtetasin Dëfrim Kurti, pas denoncimit të një gruaje, që rezulton të ketë qenë e dashura e tij, e që më pas është shantazhuar prej tij.

Gruaja e divorcuar dhe me dy fëmijë e ka denoncuar Dëfrimin në polici, pasi ky i fundit gjatë lidhjes kishte mundur t’i merrte asaj celularin e më pas e kërcënonte se do t’i publikonte videot intime në rrjetet sociale në rast se gruaja nuk i jepte para në këmbim.

Ndërsa policia i ngriti kurth, ditën që gruaja do t’i dorëzonte paratë, Dëfrimi nuk u arrestua, pasi në takim shkoi kushëriri i tij Afrim Kurti, bashkëpunëtor në ngjarje.

Dëfrim Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në 2019 ai u arrestua dhe më pas u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për vrasjen e shoferit të furgonit, Arben Gjeci. Vrasja ndodhi sepse Gjeci kishte lidhje me bashkëshorten e Kurtit, Elida Cani. Pas hetimeve policia zbuloi se vrasjen e kishte kryer vëllai i Elidës, Esat Cani.

Bashkëshorti i 20-vjeçares Elida Cani, Dëfrim Kurti dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj Esat Cani, 31 vjeç. Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen.

Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga.

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

  1. 1
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular