BallinaKronikePërplasen makinat në Laknas, dy të plagosur. Policia: Ja çfarë ndodhi....

Përplasen makinat në Laknas, dy të plagosur. Policia: Ja çfarë ndodhi….

Dy persona janë plagosur në një aksident që ka ndodhur në kryqëzimin e Laknasit në Berxullë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular