Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin tonë pasditen e sotme. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane (CSEM) lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.5 ballë.
Epiqendra e tërmetit sipas CSEM ka qenë 36 km në jug të Tiranës, 10 km në veri-perëndim të Lushnjes.
![Termeti](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/09/termeti-1-600x146.jpg)
Gjatë ditës së sotme në vend ka pasur edhe disa lëkundje të tjera tërmeti. Mësohet se tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier. Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.