Në shtëpinë e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, policia gjeti një kallashnikov me të cilin qëllonte efektivët, municion luftarak dhe kallëpe me lëndë plasëse eksploziv të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.
Por duket se njohuritë për municionet që iu gjetën në banesë, Zhidru i kishte për shkak se, sipas “Shqiptarja.com”, ai ka qenë ish punonjës i fabrikës se armëve në Mjekës të Elbasanit.
I moshuari prej vitesh punonte si gomist, pas lirimit nga puna në fabrikën e armëve.
Zhidru u ekzekutua sot nga forcat RENEA, pas 5 orësh rezistencë, ku qëlloi jo pak herë me kallashnikov në drejtim të policisë.