BallinaKryesoreDeklaratat e PS kundër, Çlirim Gjata: Rama e ka minuar Këshillin që...

Deklaratat e PS kundër, Çlirim Gjata: Rama e ka minuar Këshillin që ditën e parë. Po tallet me shqiptarët dhe ndërkombëtarët

spot_img
spot_img

Deklaratat e PS kundër Këshillit Politik, Çlirim Gjata: Edi Rama e ka minuar Këshillin që ditën e parë. Po tallet me shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Edi Rama nuk e ka dashur kurrë as Këshillin Politik, as reformën zgjedhore. Me deklaratën se “Këshilli Politik e ka kryer funksionin”, zëdhënësja e tij, Elisa Spiropali, vetëm sa ka zbuluar talljen që Edi Rama bën me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Partnerët na kërkojnë të punojmë bashkë në Këshillin Politik për të siguruar një garë të ndershme zgjedhore, Edi Rama, përmes Elisa Spiropalit, flet për të kundërtën.

Kryeministri në ikje, i cili u detyrua të ulej me opozitën nën presionin ndërkombëtar, e ka minuar Këshillin Politik që nga dita e parë e punës. Si një politikan që nuk u qendron marrëveshjeve, Edi Rama po tenton të marrë zvarrë dhe të mashtrojë sërish shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Makinacionet me heqjen e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk kanë për të ndryshuar vullnetin për ndryshim të shqiptarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular