BallinaKronikeE tmerrshme/Plani djallëzor i gruas së ish-futbollistit: I ofroi 1 milion euro...

E tmerrshme/Plani djallëzor i gruas së ish-futbollistit: I ofroi 1 milion euro vrasësit me pagesë për ta eliminuar e varrosur burrin

spot_img
spot_img

Një histori e tmerrshme ka bërë xhiron e internetit së fundmi! Bëhet fjalë për ish-futbollistin e njohur të Turqisë, Emre Ashik, i cili ka rrezikuar të vritet për çështje parash. Mediat turke kanë publikuar së fundmi planin djallëzor të gruas së tij për ta hequr qafe.

Ish-futbollisti i Gallatasarit, Fenerbahçes dhe Beshiktashit u martua me bashkëshorten e tij Jagur Ashik në 2012, me të cilën nuk janë të divorcuar e kanë tre fëmijë. E megjithatë,  gruaja e ish-futbollistit, me mbi 30 prezenca me kombëtaren turke mes 1993 e 2010, akuzohet se ka tentuar ta vrasë të shoqin.

Gruaja është vënë në kontakt me një vrasës me pagesë, të cilit i ka ofruar 10 milionë lira turke (pak më shumë se 1 milion euro) për të vrarë ish-mbrojtësin e për ta varrosur në një vend të sigurtë.

Në fund, plani dështoi, sepse vetë vrasësi ka vendosur t’i tregojë ish-futbollistit. Para se ti drejtohej vrasësit me pagesë, gruaja e Emre i ka kërkuar dashnorit të saj, edhe ai i arrestuar, të vrasë të shoqin.

EMRE ASHIK

Ai ka treguar disa detaje më shumë mbi atë që ndodhi: “Kam një lidhje me Jagmur e ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë që do të merrte pas vdekjes së Emre Ashik. Më kërkoi ta vrisja, por unë i thashë jo. Një herë më solli një copë mish, donte ta helmoja. Provova ta bëja, por mbylla sytë e ajo më tha: ‘nuk je në gjendje ta bësh’”.

Aty erdhi vendimi për t’iu drejtuar një profesionisti, të cilit gruaja, sipas akuzës, i ka siguruar armën e me të cilin ka kontrolluar zonën rreth qytetit të Duzce për të gjetur vendin për ta varrosur kufomën. Por për fatin e Emre Ashik, vrasësi me pagesë ka patur ndërgjegje dhe tani ai gëzon shëndet të plot. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular