Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve per deputete në Degën e Partisë Demokratike Berat.
Votimi ka nxjerre 10 kandidatet, qe do te vijojne pjesen tjeter te procesit perzgjedhes.
Permes nje shenimi ne rrjetet sociale, dega e PD, ka shprehur mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 1380 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4.DENIS SAHATCIU
5.DRITAN HAZINEDARI
6.ENO QANA
7.KASEM MAHMUTAJ
8.MUHARREM HOXHA
9.NAMIR LAPARDHAJA
10.OLTION MERDARI
“Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020”- thuhet ne njoftimin e PD se Beratit.