BallinaPolitikeRama: Holanda s’i heq vizat shqiptarëve, ja çfarë nuk gëlltis dot

Rama: Holanda s’i heq vizat shqiptarëve, ja çfarë nuk gëlltis dot

spot_img
spot_img

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi sot se vendimi i Parlamentit të Holandës për t’i rikthyer vizat shqiptarëve nuk e prek lëvizjen e tyre të lirë drejt këtij shteti.

Që kjo të ndodhë, tha i pari i qeverisë do të duhet të ketë mosplotësim të disa kritereve nga Shqipëria, të vuloset nga Komisioni Europian e më pas të kalojë nga KiE.

“Është një procedurë parlamentare e cila s’ka asnjë implikim të drejtpërdrejte në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Të gjithë duhet ta kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjëra prej të cilave nuk përkon me faktorin shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë e Holandës në fjalën e tij reagoi duke thënë pikërisht këtë, që s’ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë në Kuvendin e tyre”,- tha Rama.

anë disa kritere teknike, tha Kryeministri të cilat velërsohen nga Komisioni Europian dhe pikërisht ky komision ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100%, duke shtuar se pikërisht vendimin përfundimtar për heqjen e vizave e ka KE.

Rama tha më tej se nuk mund të gëlltiste, atë që e quajti “festën e nisur në Tiranë” nga opoizita.

“Ajo që nuk gëlltitet është festa në Tiranë. ata të dominuarit nga urrejta kanë humbur logjikën, kanë humbur disa vlera që politika shqiptare i ka ruajtur instiktivisht edhe në ditët e saj më të errëta. Kjo është një festë e neveritshme”,- tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular