BallinaAktualitetPreç Zogaj denoncon transferimin në Lezhë: Kam 30 vjet që votoj në...

Preç Zogaj denoncon transferimin në Lezhë: Kam 30 vjet që votoj në Tiranë! Është bërë lëmsh i madh

Javët e fundit kanë qenë të shumtë qytetarët, që kanë denoncuar se janë transferuar me vendbanime në qytete të ndryshme. Pas ndryshimit të adresës ata figurojnë në regjistrin e Gjendjes Civile si banorë të qyteteve të tjera edhe pse jetojnë në Tiranë. Për këtë Partia Demokratike kallëzoi në SPAK ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e Gjendjes Civile, Bledar Doracajn.

Edhe analisti Preç Zogaj ka denoncuar se është transferuar nga Tirana, në Lezhë. Në emisionin “Java” në RTSH, Zogaj thotë se është i vetmi nga familja që është transferuar në Lezhë, ndërsa thekson se prej rreth 30 vitesh voton në Tiranë.

“Është bërë një lëmsh i madh me këtë çështjen e listave zgjedhore. Madje sot, im bir duke kërkuar për të regjistruar një patentë ka konstatuar se babain e tij e kanë transferuar në Lezhë. Unë vërtetë jam nga Lezha, por ka 25-30 vjet që votoj në Tiranë dhe nuk jam informuar. Çfarë ndodh me këto lista?” deklaroi Zogaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular