BallinaUncategorizedTabaku në shtëpinë e ‘Nonës së Tironës’: Diktatura, një kohë e errët...

Tabaku në shtëpinë e ‘Nonës së Tironës’: Diktatura, një kohë e errët që ndriçohej nga pak miqësi të vyera

Ish deputetuja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e ‘Nonës së Tironës’, zonjës Nezihat Stërmasit, në 100 vjetorin e lindjes së saj.

Gjatë vizitë në shtëpinë e saj, Tabaku kujton mikëpritjen, ku me plot kujtime dhe me një qetësi e thjeshtësi mbresëlënëse na dëftoi ashtu me atë humorin dhe lezetin që karakterizon qytetin e Tiranës jetën e saj mes dashurisë për Tironën dhe bashkëshortin e saj, Selman Stërmasin

Tabaku thekson se qe një gëzim i veçantë ndërsa në rrëfimet e saj dhe Mirjanit puqeshin historitë me familjet e Tiranës, se si së bashku kishin ndarë dhimbjet dhe vuajtjet. Në ato kohë të vështira ndërsa ndanin mes tyre bukën, gjellën e drekës dhe hallet e përditshme. Një kohë e errët që ndriçohej nga pak kënaqësi e miqësi të vyera.

Postim i plotë i Jorida Tabakut:

Tirona e madhe një muaj e pak më parë festoi 100 vjetorin e lindjes së saj. Pak muaj më vonë patëm kënaqësinë të gëzojmë dhe urojmë atë që shumë prej nesh e thërrasim “Nona e Tironës”. Me pamje fisnike, me një mendje të mprehtë dhe një kujtesë mahnitëse Nezihat Stërmasi na priti në shtëpinë e saj në zemër të Tiranës.

E dashur, me plot kujtime dhe me një qetësi e thjeshtësi mbresëlënëse na dëftoi ashtu me atë humorin dhe lezetin që karakterizon qytetin e Tiranës jetën e saj mes dashurisë për Tironën dhe bashkëshortin e saj, Selman Stërmasin. Pesë dekada të jetës së saj i ka kaluar me frikën dhe tmerrin e një diktature që shfarosi shumë dhe që u nis të fshinte nga faqja e dheut edhe ekipin e zemrës dhe emblemë të qytetit.

Qe një gëzim i veçantë ndërsa në rrëfimet e saj dhe Mirjanit puqeshin historitë me familjet e Tiranës, se si së bashku kishin ndarë dhimbjet dhe vuajtjet. Në ato kohë të vështira ndërsa ndanin mes tyre bukën, gjellën e drekës dhe hallet e përditshme. Një kohë e errët që ndriçohej nga pak kënaqësi e miqësi të vyera.

Aty në zemrën e Tiranës një xhevahir qëndron dhe ndrin edhe sot, si dikur kur gatuante për lojtarët e Tironës. Me të njëjtën dashuri që ndante gëzimet me miqtë e saj, që fliste me të njëjtin pasion për ngjyrat që kish dashur që herët në rini. Me Tironën që u lindëm, që u rritëm dhe që në stadium bërtitëm!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular