BallinaTe tjera“Mafia shqiptare mbërthen tregun e kokainës në Britani”

“Mafia shqiptare mbërthen tregun e kokainës në Britani”

spot_img
spot_img

Tregu britanik dominohet nga mafia e pamëshirshme shqiptare. Madje fitimet e tyre arrijnë në 5 miliard £. Banditë të frikshëm nga vendi ballkanik kontrollojnë pothuajse të gjithë tregun në Britani të Madhe, shkruan “The Mirror”.

Mafia shqiptare ka arritur tashmë të kthehet në një “tregtare me shumicë” duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane. Kjo i ka lejuar të ulnin çmimin duke rritur pastërtinë e mallit. Mbretëria e Bashkuar tani ka numrin më të madh të përdoruesve të rinj të kokainës në Evropë, shkruan “The Mirror”. Në shkrim i kushtohet rëndësi një bande famëkeqe të pagëzuar si Hellbanianz.

Banda që ka rreth 50 anëtarë postojnë shoesh foto në mediat sociale ku tregojnë tufat e parave dhe makina të shtrenjta. Banda kishte 115,000 ndjekës në Instagram, përpara se llogaria e saj të mbyllet në nëntor.

Kur Mirror nisi hetimet, qytetarët që banonin afër ndërtesës ku ata kryenin aktiviteti dëshmuan se: “Ka 50 ose 60 anëtarë kjo bandë. Hellbanianz nuk janë fëmijë, shumë prej tyre janë mbi të 20-at. Unë i shoh ata kur xhirojnë videot. I ngrenë makinat lart, dalin me maska dhe filmojnë veten”

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha: “Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil dhe shkallë të lartë ndikimi brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht përsa i përket kokainës.

“Grupet e krimit të organizuar shqiptar duket se janë të zotë në krijimin e lidhjeve me grupe të tjera për të kryer biznesin kriminal që përfshin trafikimin e drogës dhe armëve të zjarrit, pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular