Menjëherë pas reagimit të Ambasadës Amerikane që dënoi votimin e njëanshëm nga maxhoraca sot në Kuvend të Kodit Zgjedhor, ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë.
‘Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i bërë i mundur përmes dialogut dhe negociatave. Na vjen keq që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor që janë bërë pa marrëveshjen e Këshillit Politik dhe pa përpjekje rraskapitëse për të gjetur konsensusin.’