Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Sipas Salianjit listat nuk janë hapur dhe vendimmarrja e qytetarëve do të jetë e cunguar, duke theksuar se kjo është një tradhti ndaj qytetarëve, ndaj Shqipërisë, ndaj të ardhmes së saj evropiane.
Ish-deputeti thekson se me këto ndryshime do të mbrohen me ligj të korruptuarit nga ndëshkimi personal, ndërsa thekson se “si sekt do mbyten bashkë me marifetet #25Prill”.
Postimi i plotë:
Tradhëtoi qytetarët, tradhëtoi dhe braktisi bashkëpunëtoret dhe mbështetësit, gënjeu ndërkombëtarët, tradhëtoi dhe tradhëtarët, sot po tradhëtoi Shqipërinë dhe rrugën europiane të saj.
Listat nuk i hapi dhe vendimmarrja e qytetarëve do të jetë e cunguar. Më të kurruptuarit do të mbrohen me ligj nga ndëshkimi personal, si sekt do mbyten bashkë me marifetet #25Prill