Një 41 vjeçar ka rënë nga kati i 5 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen.
Mësohet se viktima Aurel Spaho ka rënë nga kati i 5 i pallatit ku jetonte në mënyrë aksidentale, teksa po rregullonte antenën e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të qytetit të Pogradecit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.