Policia shpalli sot në kërkim 37 vjeçarin, Nuredin Dumani, i dyshuar si vrasës i Bujar Çelëës, vëllait të Talo Çelës, ngjarje e ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, një muaj më parë.
Policia dhe prokuroria kanë mundur ta zbardhin ngjarjen e ndodhur më 17 shtator, ku Bujar Çela u ekzekutua teksa konsumonte kafen e mëngjesit.
Autoritetet dyshojnë se përveç Dumanit, në vrasjen e Çelës kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë, të cilët po hetohet për t’u identifikuar.
37 vjeçari rezulton të jetë i implikuar edhe në krime të tjera, ndërsa vlen të thuhet se ai dhe Talo Çela, i vëllai i viktimës, ishin të dyshuar kryesorë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës në fund të muajit qershor.
Për kapjen e Çelës policia kishte vendosur 10 mijë euro shpërblim, ndërsa ai akuzohet të ketë lidhje edhe me një grabitje prej miliona eurosh në aeroportin e Rinasit.