BallinaAktualitetA po i afrohemi pikut të pandemisë? Brataj: Ka filluar rritja, presim...

A po i afrohemi pikut të pandemisë? Brataj: Ka filluar rritja, presim…

spot_img
spot_img

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore e njohur si “Alo 127” është “porta” e parë ku njerëzit trokasin sapo termometri i tyre shënon temperaturë sipër vijës së kuqe 37.

Me shtimin e virozave duket se edhe frika e njerëzve është shtuar përballë rrezikut COVID-19 që ka gjunjëzuar gjithë botën.

Sezoni vjeshtë-dimër pritet sipas ekspertëve të shtojë ndjeshëm rastet dhe 127 është sistemi i parë i ngritur që sinjalizon fluksin që do të pasojë në spitale. Për t’i paraprirë një situate të vështirë që mund ta çonte sistemin shëndetësor në kolaps, janë përgatitur disa skenarë. Krahas 4 spitaleve COVID, në trajtimin e pacientëve me COVID-19 do të jenë në funksion edhe spitalet rajonale.

Në skenarin e parë do të përfshihen spitalet rajonalë në Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër. Në skenarin e dytë përfshihen spitalet rajonale të Beratit, Lezhës dhe Fierit. Në skenarin e tretë përfshihen spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit.

Ndërkohë është rritur me 30% numri i epidemiologëve në terren për të monitoruar situatën. Duke qenë se tashmë pritet që të qarkullojë dhe gripi sezonal i cili ka simptoma të ngjashme me Covid19, pritet që të ketë një konfuzion të madh në opinionin publik të cilët do të kërkojnë ndihmë në numrin 127 të urgjencës kombëtare.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha në “Wake Up” se është rritur numri i thirrjeve në numrin 127. Sipas tij, kjo ishte e pritshme në një periudhë të tillë, pasi është rritur edhe numri i personave të prekur nga virozat e stinës.

“Ka filluar disi rritja e thirrjeve pranë Urgjencës Kombëtare Mjekësore. E kemi thënë gjithmonë se njerëzit që sapo kanë shenja ose simptoma, apo kanë merakun se kanë qenë në kontakt ose kanë pasur një pjesëtar të familjes të konfirmuar, menjëherë marrin në telefon. Përveç informacionit duan të dinë dhe si të veprojnë apo edhe ndjekjen e terapie fillestare.

Nuk mund të fitohet kjo luftë vetëm, nuk mund të fitohet vetëm nga institucionet, nuk mund të fitohet vetëm nga mjekët, nuk mund të fitohet vetëm nga personat që e ndiejnë.

Kjo është një luftë për të gjithë, një luftë e përbashkët që duhet të mbushi mendjen me çfarë varet nga ne, çfarë kemi ne të dorë”, deklaroi Brataj

I pyetur nëse po i afrohemi pikut të pandemisë, shefi i Urgjencës Kombëtare theksoi: “Po na vjen një sezon ku do jetë prezent dhe gripi. Normal që ka filluar rritja. Normal që do presim akoma, domethënë 15 tetori si të mund të thuash, sepse është një muaj nga hapja e shkolla.

Por rritja kur fillon është progresive, siç filloi në fund të qershorit, në fillim korriku që erdhi në rritje deri pothuajse në fundin e gushtit për të pasur një stabilitet. Por kishim fatin që temperaturat ishin të larta dhe njerëzit frekuentonin ambientet e jashtme”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular