BallinaKronikeFOTO/Kush është 19-vjeçari që qëlloi me armë shefin e bluve në Malësinë...

FOTO/Kush është 19-vjeçari që qëlloi me armë shefin e bluve në Malësinë e Madhe, i ati ish-polic i Kufirit

Personi që shihni në foto është Ilirjan Hasani, 19-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia, si i dyshuar autori i atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.Sipas “Abcnews”, i riu është djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi.

Nuk dihet ende shkaku që e ka shtyrë, të riun të qëllojë me armë drejt shefit të bluve, ndërsa si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur Mentor Hasanaj dhe babai i tij.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, pranë bustit të 5 heronjve të Vigut në rrugën Shkodër-Koplik, ku Hasanaj u qëllua nga një person mbi motor, ndërsa po lëvizte me makinë së bashku me familjen e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular