BallinaAktualitet“Maskat me detyrim”/Policia e Shtetit: Ja çfarë do të bëjmë

“Maskat me detyrim”/Policia e Shtetit: Ja çfarë do të bëjmë

spot_img
spot_img

Vendimi i qeverisë për mbajtjen e maskave në çdo hapësirë publike është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama, por nuk është miratuar ende. Kjo megjithatë nuk e ka ndaluar drejtorin e policisë së Tiranës që të deklarojë se policia do të monitorojë të gjitha ambientet dhe hapësirat publike për mbajtjen e maskës nga çdo qytetarë që del nga shtëpia.

“Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë. Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi. Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale”, thuhet në reagimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular