Drejtori i Përgjithshëm i “Mirëmbajtjes dhe Objekteve Publike” në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e infektimit nga koronavirusi.
Fanaj ishte dërguar në Turqi për kura të specializuara, ndërkohë që ditën e sotme ai nuk mundi ta fitonte betejën.
Feti Fanaj ishte 45-vjeç dhe gjatë kohës që ai ishte në intubim ka humbur dhe babain e tij, edhe ky i fundit i prekur nga koronavirusi.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Punëtorëve të Kryeqytetit.
“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!
U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, thekson Veliaj.