BallinaBota‘Jepini fund provokimeve’, pas reagimit të ashpër nga Athina, Gjermania i dërgon...

‘Jepini fund provokimeve’, pas reagimit të ashpër nga Athina, Gjermania i dërgon mesazh të fortë Turqisë

spot_img
spot_img

“Turqia duhet të përmbahet nga provokimet rreth mosmarrëveshjes për kërkimet e gazit në Mesdheun lindor”. Mesazhi vjen nga ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili theksoi se Gjermania qëndron solidare me Qipron dhe Greqinë si partnerë të BE.

“Ankaraja duhet t’i japë fund provokimit nëse qeveria turke është e interesuar në bisedime – siç ka pohuar vazhdimisht,” tha Maas në Berlin përpara fluturimit të tij në Qipro dhe Greqi.

Ai i bëri thirrje Turqisë të qëndrojë e hapur për bisedime dhe të mos rifillojë kërkimin e gazit në zonat e diskutueshme detare me Greqinë.

Një anije turke u nis të hënën për të kryer shpime sizmike në Mesdheun lindor, e kjo solli reagimin e ashpër të Athinës, ku kërkoi që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj Ankarasë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular