BallinaAktualitetCovid-19 depërton në Vatikan/Katër roje të Papa Franceskut pozitivë, por Ati i...

Covid-19 depërton në Vatikan/Katër roje të Papa Franceskut pozitivë, por Ati i Shenjtë shfaqet pa…

Katër anëtarë të Gardës zvicerane, forca e mbrojtjes personale e veshur me ngjyra të Papës, kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe po shfaqin simptoma, njoftoi Vatikani të hënën.

Të katër rojet janë në izolim ndërsa kontaktet e tyre po gjurmohen.

Rastet u shtohen tre banorëve të tjerë të Vatikanit që dolën pozitivë gjatë javëve të fundit, përveç dhjetëra zyrtarëve të Selisë së Shenjtë  që u infektuan në valën e parë të shpërthimit të epidemisë.

Pavarësisht rezultateve pozitive të rojeve, Papa Françesku u pa dje duke kryer detyra, përfshirë takimin me Kardinalin George Pell, pa veshur maskë.

“Ndërkohë të gjithë rojet, në shërbim ose jo, do të mbajnë maska ​​brenda dhe jashtë në vëzhgimin e vazhdueshëm për respektimin të masave të parashikuara shëndetësore,” tha zëdhënësi.

Papa Francesku, 83 vjeç, që mund të jetë veçanërisht i ekspozuar ndaj Covid-19, do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

Javën e kaluar, Vatikani futi kufizime të reja të koronavirusit duke përfshirë mbajtjen e maskave, madje edhe jashtë, si dhe praktikimin e distancës sociale.

Italia ka regjistruar një rritje të madhe të rasteve COVID-19, me rajonin e Lazios përreth Vatikanit, ndër më të goditurit në këtë valë të dytë të pandemisë.

Aktualisht Lazio ka më shumë të shtruar në spitale për virusin se çdo rajon tjetër, plot 911 pacientë, prej tyre 69 në kujdes intensiv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular