Dy anëtarë të një familje shpëtuan mrekullisht mëngjesin e sotëm, pasi makina me të cilën po lëviznin u fundos në një përrua, në aksin Librazhd-Përrenjas.
Ngjarja ka ndodhur në Pishkash në zonën e njohur si “Tre urat”.
Në automjet po udhëtonte Hysen Skordhja dhe nusja e djalit të tij, Marjana Iljasllari. Ka qenë kryefamiljari që ka thyer xhamin e makinës dhe ka nxjerrë edhe nusen e djalit.
Ata kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar. “Po vija nga Tirana, te kjo kthesa më rrëshkiti makina dhe rashë në ujë. Shpëtova se dola isha vetë i dyti. Me zor nxora personin që kisha me vete”, shprehet për gazetarin Agim Blloshmi, Hysen Skordhja.
Ndërsa nusja e djalit të tij thotë se policia u vonua dhe se është tmerruar nga ajo që ka ndodhur.
“Nuk kam fjalë për me fol. Jam e tmerruar. Policia e Shtetit erdhi pas një sahati, a lanë aty në rrugë. Tmerrin që kam parë sot se kam parë ndonjëherë në jetën time. Ke i shpëtuar të dy për fije të flokut”, thotë ajo.
Dy familjarët u dërguan fillimisht në spital për të marrë ndihë mjekësore, ndërsa pritet që të bëhet nxjerrja e automjetit të tyre nga pellgu me ujë./abcnews.al/