Konsullata shqiptare në Romë të Italisë ka pezulluar të gjitha shërbimet e saj ndaj emigrantëve shqiptarë për ditën e sotme.
Shkak sipas njoftimi, është bërë prekja me koronavirus të një zyrtari.
Ambasada u bën apel emigrantëve që të mos paraqiten pranë ambienteve të tyre.
Njoftimi:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.
Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj.
Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt.
Faleminderit!