Ndahet nga jeta trajneri i shquar i Atletikës Vildan Tufi, njëkohësisht pedagog i Edukimit Fizik në Universitetin e Shkodrës.
Vildan Tufi është një prej emrave më të mëdhenj të Atletikës shqiptare nga duart e të cilit kanë dalë kampionë të mëdhenj kombëtar, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë.
Vildan Tufi muajt e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë që ia shkurtoi jetën. Vildan Tufi u nda nga jeta në moshën 75- vjeçare.