Besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Qindra besimtarë të krishterë i drejtohen sonte katedrales së “Shën Palit” në kryeqytet për të kremtuar ringjalljen e Krishtit. Mesha e shenjtë zgjat deri pas mesnate, e sipas traditës dhe riteve, të gjithë besimtarët bashkohen për të uruar ringjalljen e Jezusit.
Ringjallja e Krishtit është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë njerëzimin. Besimtarët katolikë urojnë njëri – tjetrin në këtë festë të bekuar. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes se Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. Urimet për më shumë begati dhe dritë në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste.