BallinaAktualitetBesimtarët katolikë festojnë sonte Pashkët!

Besimtarët katolikë festojnë sonte Pashkët!

Besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Qindra besimtarë të krishterë i drejtohen sonte katedrales së “Shën Palit” në kryeqytet për të kremtuar ringjalljen e Krishtit. Mesha e shenjtë zgjat deri pas mesnate, e sipas traditës dhe riteve, të gjithë besimtarët bashkohen për të uruar ringjalljen e Jezusit.

Ringjallja e Krishtit është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë njerëzimin. Besimtarët katolikë urojnë njëri – tjetrin në këtë festë të bekuar. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes se Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. Urimet për më shumë begati dhe dritë në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular