Rritje e madhe e shifrave të infektimeve në Gjermani, ku së fundmi janë regjistruar 10,000 raste brenda një dite, për herë të parë një shifër kaq e lartë.
Sipas The Guardian, qytetarët në Gjermani po zbrazin përsëri raftet e supermarketeve nga letrat higjienike dhe dezinfektuesit, ndërsa vendi po hyn në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.
Sipas zyrës së statistikave të Gjermanisë, e cila shkruajti në Twitter, qytetarët janë duke bërë blerje “paniku”, të kapur nga ankthi i asaj që mund të ndodhë.
Shitjet e letrës higjienike u rritën me 89.9% javën e kaluar krahasuar me nivelet e para krizës, ndërsa dezinfektuesit (me 72.5%) dhe sapuni (me 62.3% më shumë) ishin gjithashtu shumë të kërkuar, tha zyra gjermane e statistikave në një deklaratë mediatike.