Një 19-vjeçar vdiq sot pasi u qëllua katër herë me thikë para banesës së tij në Gjilan.
Engjëll Smerqaku momentin që u qëllua ishte duke ardhur nga puna për në shtëpi, njoftojnë mediat fqinje. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, dhe si pasojë vdiq rrugës për në spital.
“Ka qenë ora 12:00. E ëma e djalit ka kërkuar ndihmë nga ne. Djali ka qenë i shtrirë të hyrja dhe ne kemi filluar t’i japim ndihmë. Derisa kemi dashur ta fusim në veturë ka ardhur ambulanca”, tregon fqinja e të ndjerit.
I riu fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pastaj është transferuar në QKUK, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.
Policia dhe Prokuroria e Gjilanit thanë se janë në kërkim të autorëve të ngjarjes dhe ende nuk dihen motivet e vrasjes së të riut.