BallinaAktualitetNdërron jetë Ilir Zhiti, vëllai i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti (Kaluan...

Ndërron jetë Ilir Zhiti, vëllai i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti (Kaluan vite në burgjet e komunizmit)

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë Ilir Zhiti, vëllai i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti.

Ai ishte i shtruar në spital, teksa miku i tij Nazif Laçi thotë në rrjete sociale se e telefonoi dhe i tha emrin me një gjysmë zëri.

Iliri ka shkruar shumë libra që konsiderohen të çmuar, dhe të tilla do të mbeten nga lexuesit. Ai ishte një krijues i rrallë i letrave shqipe.

Ai do t’i mungojë të gjithëve, familjes, miqve, shoqërisë dhe kolegëve nga Soqata e Shkrimtarëve. Ilir Zhiti njihet se një shkrimtar i angazhuar në kauzën tonë kombëtare, për bashkimin e trevave shqiptare.

Ilir Zhiti la pas bashkëshorten dhe fëmijët, motrën dhe dy vëllezër, nipër e mbesa të cilët kanë prekur me dedikimet e tyre në rrjete sociale.

Screenshot_16.jpg

Screenshot_17.jpg

Stafi i redaksisë së StartNews i shpreh ngushëllimet familjes Zhiti.

Iliri ashtu si vëllai i tij Visari ka qenë i përndjekur nga regjimi komunist dhe kanë kaluar vite të vështira nëpër burgjet e komunzmit. Janë lindur në Durrës, por rritur në Lushnjë.

Visar Zhiti në 1973 përgatiti për përmbledhje, “Rapsodia e jetës së trëdafilave”. Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës në të cilin Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore.

Babai i Zhitit kishte pasur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist.

Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.

Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u “lejua” nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në 1992. Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular