BallinaShow Bizz“Jam e dashuruar dhe …”- Pas fotove të nxehta ku pozoi nudo...

“Jam e dashuruar dhe …”- Pas fotove të nxehta ku pozoi nudo në vaskë me mikeshën e saj, Redona Koçi flet për jetën përtej virtualitetit

spot_img
spot_img

Redona Koçi bën pjesë tek ato femra që provokojnë me stilin e saj dhe këtë e ka bërë me foton e fundit që ka postuar në “Instagram”-in e saj.

Modelja ka postuar një foto “hot” ku pozon nudo me mikeshën e saj në një vaskë. Në fakt, fotot më të komentuara në rrjetet sociale të saj janë ato ku është e zhveshur.

Gjatë një interviste së fundmi, ajo nënvizoi se të gjithë komentojnë ato që etiketohen foto bombastike, kur në fakt ka edhe foto të tjera artistike, ato të mitologjisë.

“Në fakt, në profilin tim ka foto jo vetëm të zhveshura, por janë edhe ato mitologjike,”- tha ajo.

E pyetur për pagesat marramendëse 5 mijë po 10 mijë euro që modelet apo fotomodelet marrin, ajo tha se është e kënaqur me pagesat e deritanishme.

“Nuk janë ato shifrat reale, por unë jam e kënaqur nga pagesat që kam marrë deri tani”.

Për “Panorama Plus”, ajo ka rrëfyer disa të vërteta të jetës jashtë “Instagram”-it.

Pyetjes nëse kjo pandemi ç’plane të prishi dhe a pati një anë tjetër pozitive të medaljes në jetën tënde kjo situatë, ajo i përgjigjet: “Shumë plane, duke nisur nga një kompeticion bukurie që do merrja pjesë në Napoli të Italisë dhe një shooting me një fotograf të famshëm. Gjithsesi, pas çdo të keqeje ka një të mirë, kështu që shpresojmë që të na presin gjëra të bukura në të ardhmen. Shpresoj që të kalojë sa me shpejt kjo periudhë pandemie dhe u uroj shëndet të gjithëve! Stay safe and positive minded!”

Për ata që mendojnë se jeta e të gjithëve në rrjetet sociale është e lumtur, Redona ç’mund të thotë?

“Jo gjithmonë. Momentet në jetë janë të ndryshme. Në rrjetet sociale ne mundohemi të hedhim kujtimet më të bukura.”

Në konkurrencë me vajzat e tjera të njohura ajo shprehet: “Jam unike në llojin tim, si gjithsecila”.

Bukuria origjinale vs bukuri bisturie janë dy zgjedhje që bëjnë diferencën në ditët e sotme. Për mendimin e saj, cila tërheq më shumë?

“Ashtu siç ndihet më mirë çdo njeri, sepse rrezaton pozitivitet dhe bukuri kur ndihesh mirë brenda vetes”.

Sa për çështjet e zemrës, ajo tregon: “Vazhdoj të jem tepër e dashuruar dhe shpresoj që kjo dashuri të zgjasë sa më shumë”.

Sa për lëndimin nga dashuria?

“Nuk besoj se ka njeri që nuk mund të lëndohet nga dashuria, në qoftë se ka ndjenja dhe zemër”.

Po në televizion, cilin program do të drejtonte me gjithë qejf?

“Ndoshta një emision për modën ose të prezantoja motin,”- përgjigjet ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular