Infermierja e maternitetit të Elbasanit, e cila u infektua me koronavirus disa ditë më parë ka ndërruar jetë ditën e sotme.
50 vjeçarja, Majlinda Sulkuqi luftoi me COVID-19 për dy javë, por nuk arriti dot ta mundte.
Infermierja Majlinda dhe bashkëshorti i saj u infektuan gjatë kryerjes së detyrës në Spitalin e Elbasanit, por fatmirësisht bashkëshorti mundi ta kalojë dhe ajo jo.
Në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 16 persona.