BallinaAktualitetDilema e madhe e pazbardhur/ Covid-19 është artificial apo natyror?

Dilema e madhe e pazbardhur/ Covid-19 është artificial apo natyror?

spot_img
spot_img

Që nga shpërthimi i parë epidemik i Covid-19 në Vuhan, hipoteza më e besueshme për shfaqjen e këtij koronavirusi të ri, ka qenë ajo e kalimi nga kafshët tek njeriu në një laborator, një gjë e zakonshme në natyrë, duke u bazuar dhe tek pandemitë e tjera si (për shembull AIDS).

Sidoqoftë, menjëherë u fillua të dyshohej mbi origjinën natyrore të SARS-CoV-2, u argumentua se ai ishte në fakt rezultat i manipulimit gjenetik nga njeriu, madje i konceptuar si një armë bakteriologjike, apo i dalë gabimisht nga një laborator.

Në fillim, në mbështetje të teorive mbi artificialitetin e virusit, ishte Lyk Montanje (Çmimi Nobel për Mjekësi në vitin 2008), i cili hipotetizoi një manipulim njerëzor për shkak të pranisë së sekuencave gjenetike të virusit HIV-1 në gjenomin SARS-CoV-2.

Kohët e fundit debati mbi origjinën e koronavirusit të ri, ka rinisur sërish për shkak të deklaratave të virologes kineze Li-Meng Yan, e cila në të ashtuquajturin “Yan Report” të publikuar në mesin e shtatorit, ngre hipoteza se si virusi mund të jetë prodhuar në laborator duke filluar nga dy koronavirusë të ardhur nga lakuriqët e natës (ZC45 dhe ZXC21), të identitifikuar prej saj si të ‘afërmit’ më të ngushtë të SARS-CoV-2.

Çfarë dimë sot

Sekuencat gjenetike të SARS-CoV-2, janë publike dhe të disponueshme për komunitetin shkencor në mbarë botën, ndaj ato mund të analizohen fare lehtë. Kjo ka bërë që të verifikojmë se asnjë sekuencë HIV-1 nuk është e pranishme në SARS-CoV-2, dhe se rajonet gjenomike të referuara janë shumë të vogla dhe që ndahen me qindra specie të tjera të gjalla.

Për më tepër, analizat e mëtejshme filogjenetike, kanë treguar se në natyrë gjenden viruse që janë evolucionarisht shumë më afër SARS-CoV-2 sesa ZC45 dhe ZXC21. Kjo do të thotë që disa tipare të evidentuara në “Yan Report” si rezultat i inxhinierisë gjenetike, janë të pranishme në viruse që qarkullojnë në natyrë.

Virusi më i ngjashëm me SARS-CoV-2, i identifikuar deri më tani, është një koronavirus i lakuriqit të natës i quajtur RaTG13, i cili paraqet një sekuencë gjenetike 96.2 për qind, identike me atë të SARS-CoV-2.

Kjo ngjashmëri tregon se ndoshta është një nga pararendësit e ti. Por ndryshimi prej 3.8 për qind, tregon se nuk është pararendësi i drejtpërdrejtë. Sigurisht, SARS-CoV-2, iu transmetua njerëzve përmes një ose më shumë specieve të ndërmjetme, përmes të cilave do të evoluonte më tej.

Edhe pse ka ende shumë gjëra për të zbuluar, sa i përket të gjithë procesi evolucionar që i dha SARS-CoV-2 formën e tij aktuale, të gjitha të dhënat shkencore të mbledhura deri më sot hedhin poshtë teoritë që mbështesin origjinën artificiale, dhe na drejtojnë drejt asaj, sipas së cilës virusi ka origjinë natyrore. / Focus – Bota.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular