BallinaAktualitetBatuta dhe meme pikante/Ja çfarë shkruajnë në rrjet për partitë e reja

Batuta dhe meme pikante/Ja çfarë shkruajnë në rrjet për partitë e reja

Krijimi i partive të reja nga e djathta është një nga çështjet më të debatuara në median sociale. Nuk mungojnë as batutat dhe memet. Ndiqini disa më poshtë.

Genc Sejko

-Me duket vetja i dështuar. Parti nuk kam. Incenerator jo e jo.

-Më kishte zënë gjumi në divan duke parë televizor. Kur u zgjova pashë që ishte krijuar edhe një parti tjetër.

-‘Ça të bëj për darkë’ më tha gruaja. ‘Na bëj një parti politike’ i thashë.

Agim Xhafka

-Lali tani me profesion të ri. Nuk mbjell pemë, “mbjell” parti.

-Kaq me vrull e ka marrë Murrizi sa javën që vjen do krijojë edhe një parti tjetër.

Edi Oga

Më merr një i njohur në telefon:

– Alo, meqë ti shkruan, a më gjen dot dy emra për dy parti të djathta?

– Pse dy?!

– Do bëjmë dy parti, një unë, një im vëlla!

Julian Deda

-S’paskam gjumë sonte, po hap një parti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular