Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dekreti u rrëzua me 96 vota.
Pavarësisht thirrjeve të europarlamentarëve drejtuar Parlamentit njëpartiak dhe Kryeministrit Edi Rama për të pritur opinionin nga Komisioni i Venecias, Kuvendi ka rrëzuar dekretin, duke bërë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të hyjnë në fuqi.
Vendimi i Kuvendit ishte paralajmëruar prej ditësh nga ana e kryeministrit Rama, i cili refuzoi që të priste opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që pritet të jepet në muajin Dhjetor, pas kërkesës së presidentit Meta.