Gjashtë persona u arrestuan në flagrancë nga Policia e Tiranës brenda disa orëve.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi i 25-vjeçari me inicialet E.A., ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasja V.B., 25 vjeçe.
Të dy, në Mullet, në afërsi të një lavazhi, gjatë kontrollit të mjetit me drejtuese shtetasen V.B., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar canabis sativa, të cilën dyshohet se ja kishte shitur shtetasi E.A., i cili sapo ka parë sherbimet e Policisë të afroheshin pranë tij ka hedhur në tokë një sasi lënde e dyshuar canabis sativa.
Ndërsa nga efektivët në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi i 17-vjeçarit A.H., pasi gjatë kontrollit fizik i është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar canabis sativa si dhe një mjet prerës ( thikë).
Nga veprimet hetimore, kqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se shtetasi A.H, është autor i disa vjedhjeve të biçikletave në zonën e Unazës së re dhe Kombinatit.
Vjedhjet janë dokumentuar dhe faktuar nga pamjet filmike si dhe nga vetëdeklarimi që ka dhënë ky shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.Ç., 21 vjeç, i cili në anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 2000 Euro shtetasit M.M.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
• A.Sh., 61 vjeç dhe K.L., 27 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
•B.Z., 42 vjeçe, pasi ditën e djeshme, në Fushë Prezë, pa shkuar tek ura e “Gjoles”, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen Golf”, ka aksidentuar dy mjete, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njëri prej mjeteve shtetasi M.H., dhe pasagjerve në mjet shtetaset L.H., B.H., K.B dhe M.B., të cilët ndodhen në spital, nënkujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.